Pamjet dramatike u kapën në plazhin Llandudno pranë Cape Town, pasi një aventurier i panjohur u hodh nga një shkëmb 10 metra në det.
Deti dukej i qetë dhe pas kërcimit i riu notoi drejt shkëmbinjve aty pranë. Pastaj dallgët filluan të godasin nga të gjitha anët, disa deri në katër metra të larta!
Kur e kuptoi se në çfarë telashe ishte, nuk kishte forcë t'i rezistonte rrymës së ujit që e "thithi" dhe e hodhi tutje.
Ai mund të shihet duke luftuar në vorbull, duke u përpjekur të shmangë më të keqen, ndërsa miqtë e tij qëndrojnë të pafuqishëm në breg duke filmuar.
Një dallgë e fortë e hodhi në anën e kundërt, e cila në fund doli të shpëtonte jetën, transmeton Daily Mail.
Është e qartë se djalit po i mbarojnë forcat në ujin e akullt dhe ai përdori atomet e fundit për të arritur në pllajën e gurit. Ai bëri disa hapa dhe më pas ra në gjunjë.
Këtë ngjarje me siguri do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.
Videoja është bërë virale në internet dhe ka më shumë se 6.6 milion shikime. Përdoruesit më së shumti komentojnë se i riu ishte me fat.
Është padyshim një notar i fortë, që nuk gabon në betejën me dallgët. Megjithatë, ai ishte i pafuqishëm para forcës së tyre dhe ishte me fat që nuk u përplas me shkëmbinjtë. Shumica e notarëve nuk do të kishin dalë të gjallë në këtë situatë, tha përfaqësuesi i shërbimit të shpëtimit.
/Motilokal.com
