Tregu i automjeteve të lehta komerciale në Turqi regjistroi shitjet e dyta më të larta në nëntor në historinë e matjes së këtyre statistikave.
Shoqata e Distributorëve të Automjeteve të Turqisë bëri të ditur se në muajin nëntor në këtë vend janë shitur rreth 115.040 automjete pasagjerësh, që është një rritje prej 39.8 për qind krahasuar me një vit më parë.
Shitjet nga janari në nëntor thyen rekordin dhe arritën në 1.07 milion, që është një rritje prej 60.8 për qind krahasuar me vitin paraprak, shkruan Daily Sabah.
Veçanërisht interesante janë të dhënat për interesimin e turqve për veturën vendase Togg.
“Dërgimet mujore të Togg në nëntor arritën në 4,401. Në të njëjtën periudhë, dërgesat mujore të Tesla-s arritën në 900. Duke parë shitjet në vitin 2023, Togg deri më tani ka dorëzuar 13,572 automjete, ndërsa kompania Tesla ka shitur 11,600 modele”, shpjeguan ata.
/Motilokal.com
