Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë, IKSHPK këshillon qytetarët të qëndrojnë brenda

Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë, IKSHPK këshillon qytetarët të qëndrojnë brenda

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se ajri sonte në Prishtinë është i pashëndetshëm.

IKSHPK ka ftuar qytetarët që të reduktojnë daljet në qytet dhe në vendet e tjera me ajër të ndotur.

“Të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat”, ka apeluar IKSHPK.

/Motilokal.com