Kushtet e pafavorshme të motit që vazhdojnë të mbizotërojnë në pjesët jugore të Gjermanisë kanë sjellë aksidente të rënda trafiku në rrugë ditën e djeshme, ku humbën jetën tre persona, mes tyre një fëmijë, ndërsa të paktën 10 të tjerë u plagosën pasi 13 vetura u grumbulluan në kufi me Republika Çeke dhe u desh të dërgohej në spitale, dy prej të cilave janë në gjendje të rëndë.
Gjithashtu, ngricat e forta dhe temperaturat e ulëta shkaktuan vonesa të reja prej orësh dhe anulime fluturimesh në aeroportin e Munihut, i cili qëndroi i mbyllur deri në mesditën e së martës, ndërsa linjat e trenave për në Salzburg, Innsbruck dhe Cyrih janë pezulluar përkohësisht deri më sot, duke këshilluar pasagjerët të shtynë udhëtimet derisa të ketë përditësime të mëtejshme mbi kushtet e motit që do të mbizotërojnë gjatë 24 orëve të ardhshme.

Sipas meteorologëve, reshjet e dendura të borës që goditën pjesët jugore të Gjermanisë, si Austrinë dhe Zvicrën, shtojnë rrezikun e ortekëve në rajonet malore të vendeve të lartpërmendura, ndërsa ngricat e forta dhe temperaturat e ulëta mund të ndikojnë në aktivitetet e përditshme të banorëve por edhe transporti në ditët në vijim.
/Motilokal.com
