Ndryshimi i klimës – Brenda 50 viteve pritet zhdukja e 1/3 të gjallesave

Ndryshimi i klimës – Brenda 50 viteve pritet zhdukja e 1/3 të gjallesave

Ndryshimet klimatike mund të zhdukin një të tretën e llojeve të gjallesave në të gjithë botën në 50 vitet e ardhshme, sipas një studimi.

Studiuesit nga Universiteti i Arizonës në SHBA përpiluan vlerësime të hollësishme të zhdukjes globale nga ndryshimet klimatike deri në vitin 2070.

Në studimin e bërë nga ekipi i kryesuar nga Cristian Roman-Palacios dhe John J. Wiens, studiues në Departamentin e Ekologjisë dhe Biologjisë Evolucionare të Universitetit “Arizona”, u studiuan të dhënat e 538 gjallesave dhe zonave në 581 rajone të ndryshme të botës.

Sipas studimit, 44% e 538 specieve janë zhdukur prej kohësh.

Nëse vazhdojnë të rriten temperaturat si deri më tani, pritet që deri në vitin 2070 mund të zhduken 1/3 e llojeve të gjallesave.

Wiens, një prej drejtuesve të studimit deklaroi se nëse respektohet Marrëveshja e Parisit për luftën kundër ndryshimit klimatik, atëherë do të ketë më pak zhdukje të gjallesave.

Rezultate e studimit u publikuan në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, bazohen në të dhënat e qindra specieve bimore dhe shtazore të anketuara në të gjithë globin./Motilokal.com