Çfarë është më e shëndetshme në mëngjes, çaji apo kafeja?

Çfarë është më e shëndetshme në mëngjes, çaji apo kafeja?

Kafeja dhe çaji janë të pasura me antioksidantë dhe mund të kontribuojnë në shëndetin metabolik.

Ka njerëz që e nisin mëngjesin me një gotë lëng portokalli, qumësht ose ujë të pastër. Megjithatë, shumica e njerëzve preferojnë të pinë një filxhan çaj ose kafe.

Edhe pse të dyja pijet janë të njohura në mesin e konsumatorëve të tyre, lind pyetja se cila nga këto të dyja ka më shumë përparësi?

Përmbajtja e kafeinës në çaja dhe kafe të ndryshme do të ndryshojë në varësi të kohës së gatimit, mënyrës së përgatitjes dhe madhësisë së pijes, shkruan Mind Body Green.

Megjithatë, për tu informuar, hidhini një sy se cila nga pijet e listuara përmban më shumë kafeinë dhe cila ka më pak.

Nivelet e kafeinës për filxhan të secilës pije:

  • Kafe – 96 miligramë kafeinë
  • Kafe me qumësht: 86,4 miligramë kafeinë
  • Kafe e ftohtë: 74,4 miligramë kafeinë
  • Çaji i zi: 48 miligramë kafeinë
  • Çaji i gjelbër: 8 miligramë kafeinë
  • Çaji bimor: 0 miligramë kafeinë

Kur krahasohet, është e qartë se shumica e pijeve të kafesë përmbajnë më shumë kafeinë se çaji – edhe në rastin e disa pijeve pa kafeinë.

Kafeja është një burim i mirë i polifenoleve antioksiduese dhe kafeinës, të cilat të gjitha mbështesin funksionimin njohës dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e humbjes së kujtesës.

Së bashku me antioksidantët, siç është përbërësi anti-inflamator acidi klorogjenik, kafeja gjithashtu ka efekte të dobishme në shëndetin e trurit, shëndetin e mëlçisë, diabetin dhe sindromën metabolike.

Hulumtimet tregojnë se gratë që pinë deri në tre filxhanë kafe çdo ditë kanë më pak yndyrë në trup sesa ato që pinë rrallë kafe.

Çaji gjithashtu ka shumë përfitime shëndetësore, nga qetësimi i të përzierave deri te lehtësimi i dhimbjeve të kokës dhe lehtësimi i dispepsit.

Ashtu si kafeja, edhe çaji ka veti të larta anti-inflamatore, si antioksidantë. Disa kërkime gjithashtu i lidhin përbërësit në çajin jeshil me shëndetin kardiovaskular.

Për shkak të përqindjes më të lartë të kafeinës në kafe, gratë shtatzëna ose kushdo që përpiqet të reduktojë marrjen e kafeinës do të ishte më mirë t'i përmbahej çajit veçanërisht atij bimor.

/Motilokal.com