Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira të shoqëruara me reshje lokale shiu dhe bore.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë i ftohtë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje shiu nga pasditja. Temperaturat do të lëvizin prej 1 deri në 4 °C. E diela parashihet me mot të ftohtë, me vranësira e reshje të dobëta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 4 deri në 5 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 4 °C. E diela pritet të jetë me të ftohtë, erëra dhe në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 5 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot me shi dhe erë. Temperatura do të luhaten nga 5 deri në 6 °C. E diela parashihet të jetë ftohtë dhe reshje të lehta shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 7 deri në 9 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell, ndërsa në mbrëmje me shi. Temperaturat do të luhatën nga 3 deri në 4 °C. Dita e diel do të mbajë mot me reshje lokale shiu. Temperatura do të lëvizin prej 6 deri në 7 °C.
Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë ftohtë, me reshje shiu dh erë. Temperaturat do të lëvizin prej 6 deri në 7 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me vranësira e reshje shiu dhe erë. Temperatura pritet të luhaten nga 7 deri në 8 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe erë. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 4 deri në 7 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i ftohtë e kryesisht me vranësira e reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 8 °C.
/Motilokal.com
