Prishtina pajiset me 100 biçikleta, ja kur do të mund të përdoren

Prishtina pajiset me 100 biçikleta, ja kur do të mund të përdoren

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për ardhjen e 100 biçikletave të reja të cilat do të përdoren për transport publik.

Ai tha që se shpejti do të fillojnë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

“100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen. Në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”, thotë ai.

Rama theksoi se përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor.


/Motilokal.com