Reshje shiu dhe bore në Shqipëri, ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur udhëtoni

Reshje shiu dhe bore në Shqipëri, ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur udhëtoni

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës që kanë përshirë vendin.

Gjithashtu në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë janë regjistruar edhe reshje bore, por pa shkaktuar probleme në akset nacionale.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet ne njoftim.

Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga bora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

/Motilokal.com