Reshjet atmosferike rrisin nivelin e ujit në Batllavë, ai në Badovc mbetet i njëjtë

Reshjet atmosferike rrisin nivelin e ujit në Batllavë, ai në Badovc mbetet i njëjtë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është ngritur pas reshjeve të fundit ndërsa ai i Badovcit, ruajtur nivelin e ditëve të kaluara, nuk ka pas as rënie dhe as ngritje.

“Ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 624.28 metra mbi nivelin e detit ose 10.72 metra nën nivelin e kapërderdhjes, që do të thotë se pas reshjeve atmosferike të borës më 4 dhe 5 shkurt , ky liqe ka një ngritje prej 32 centimetra derisa, niveli i ujit në liqenin e Badovcit e ka ruajtur nivelin e ditëve të kaluara, nuk ka pasë as rënie dhe as ngritje, sot është 639.46 metra mbi nivelin e detit ose 10.39 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit Prishtina.

Ujësjellësi Prishtina thotë se furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë 24 h pa ndërprerë.

“Dhurata më e mirë që mund t’i jepni brezit të ardhshëm është uji! Kurseje atë!”, thuhet në njoftimin e KRUP-së./Motilokal.com