Shqipëria gjatë javës pritet të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, por nuk do të mungojnë ditët edhe orët me diell.
Moti të hënën në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Këto vranësira do të sjellin reshje shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave. Në relievet malore parashikohen reshje bore.
Të martën do të mbajë mot vranësira e intervale me diell me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pritet të ketë edhe prezencë të mjegullës në mëngjes dhe mbrëmje. Në zonat malore priten reshje bore.
E mërkura parashihet mot kryesisht me vranësira e intervale me diell, në disa zona të vendit priten reshje lokale shiu. Në relievet malore priten reshje bore.

/Motilokal.com
