Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me vranësira të pjesshme në pjesët perëndimore, ndërsa në lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell e vranësira të vogla. Vranësirat do të shtohen gjatë orëve të natës.
Dita e martë do të mbajë paradite pjesërisht me vranësira, në pjesët perëndimore me kushte për reshje lokale shiu, e në disa lugina do të ketë kushte për shfaqje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës me diell e vranësira të ulëta deri mesatare dhe erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor.
E mërkura do të jetë pjesërisht me vranësira e erë të dobët deri mesatare nga jugu, e cila vende-vende do të forcohet.

/Motilokal.com
