Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën për në Fushë Kosovë.
Nga pamjet e publikuara shihet se aksidenti ka qenë zinxhiror dhe në të janë përfshirë disa vetura dhe kamionë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Si duket ky aksident ka ndodhur nga prezenca e dendur e mjegullës dhe mos përshtatja a e shpejtësisë me kushtet atmosferike. Duhet theksuar se Motilokal në parashikimin e motit për sot ka paralajmëruar për prezencë të mjegullës.
Kujdes gjatë vozitjes me mjegull.
/Motilokal.com
