Çdo vit, si pasoj e mjegullës që shfaqet në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta. Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme. Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë.
Përdorni dritat e mjegullës, nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë.
Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t'i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë, mbani vëmendjen, mos shpejtoni.
Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t'ju shohin Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.
/Motilokal.com
