Të paktën 6 persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë, pasi një tornado e fuqishme përfshiu Tenesin, duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi dhe makina, ndërprerje të gjera të energjisë elektrike dhe të paktën 23 persona u plagosën, disa prej të cilëve u dërguan në spitalet e Montgomery County.

Më shumë se 80,000 njerëz mbetën pa energji deri në orët e mbrëmjes të së shtunës në Tenesi, ndërsa sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, pati edhe një raport për formimin e një tornadoje në Kentaki. Mirëpo, siç deklaruan edhe meteorologët, në dy vitet e fundit janë regjistruar gjithsej 41 tornado, nga të cilët 14 kanë ndodhur në Tenesi dhe 8 në Kentaki, ndërsa vetëm në Kentaki kanë humbur jetën gjithsej 81 persona.

/Motilokal.com
