Shiu rëndon trafikun në Tiranë [Foto]

Shiu rëndon trafikun në Tiranë [Foto]

Mjafton një pikë shi që trafiku në kryeqytetin shqiptar të bllokohet. Moti sot në Shqipëri ka qenë me reshje shiu dhe si pasojë e kësaj ka patur edhe kolona të gjata në rrugët e Tiranës.

Bllokimi i disa rrugëve, ngushtimi i rrugëve të tjera nga korsitë e biçikletave dhe mos koordinimi në qarkullim, bën që Tirana të jetë qyteti më kaotik në lëvizjen me makina.

Fotot e sotme janë nga rruga e Durrësit në zonën e Laprakës dhe janë bërë nga Gent Shkullaku i Agjencisë LSA./Motilokal.com

Image

Image

Image

Image