Një aligator jashtëzakonisht i rrallë i bardhë ka lindur në një park kafshësh në Orlando, Florida.
Zvarraniku femër është 49 cm i gjatë dhe tani është një nga vetëm shtatë aligatorët e bardhë në të gjithë botën, sipas zyrtarëve të parkut.
Aligatorët leucistë janë variacioni më i rrallë gjenetik i aligatorit amerikan, më i rrallë edhe se aligatorët albino që kanë sy rozë dhe mungesë të plotë të pigmentit.
"Kjo është më se e rrallë, është absolutisht e jashtëzakonshme", tha Mark McHugh, shefi i Gatorland.
/Motilokal.com
