Aksident zinxhiror në Kanada, përplasen 200 vetura, 2 të vdekur dhe 100 të plagosur

Aksident zinxhiror në Kanada, përplasen 200 vetura, 2 të vdekur dhe 100 të plagosur

Dy njerëz humbën jetën në një aksident masiv makinash që mbylli një autostradë madhore jashtë Montrealit, sipas policisë së Quebec.

Aksidenti përfshiu më shumë se 200 makina dhe rreth 100 njerëz u dërguan në tre spitale vendorë, sipas shërbimit të ambulancës CETAM, shkruan CNN.

Dy personat që vdiqën u gjetën të bllokuar në automjetin e tyre, tha agjencia e sigurisë publike në Quebec. Viktimat janë në proces të identifikimit, tha agjencia.

Ministri i Transportit, Francois Bonnardel, ka bërë të ditur gjatë një konference për media, se aksidenti zinxhiror është shkaktuar nga rrëshqitja e mjeteve në autostradën që kishte borë dhe akull.

Ai tha se autostrada ishte pastruar nga dëbora që sipas tij kjo zonë nuk është e prirur për aksidente.

“Pastrimi i autostradës A15 zgjati për disa orë, ndërsa ekuipazhet gjithashtu merreshin me largimin e derdhjes se naftës”, tha Bonnarderl./Motilokal.com

Emergency personnel gather at the scene following a multi-vehicle crash on the south shore of Montreal in La Prairie, Quebec, Wednesday, Feb. 19, 2020. (Paul Chiasson/The Canadian Press via AP)

Emergency personnel gather at the scene following a multi-vehicle crash on the south shore of Montreal in La Prairie, Quebec, Wednesday, Feb. 19, 2020. (Paul Chiasson/The Canadian Press via AP)

200-car crash, La Prairie, Quebec (Picture: CTV)

200-car crash, La Prairie, Quebec (Picture: CTV)

Multi-car crash on Highway 15

Multi-car crash on Highway 15