Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:30 datë 13.12.2023 në drejtimin jug-jug-lindje deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
“Drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë datës 13.12.2023”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 12:00 të datës 14.12.2023.
/Motilokal.com
