Moti të enjten në Shqipëri parashihet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme, parashikohet mot me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata.
Reshje të dendura shiu pritet në qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në shumicën e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.
Në zonat malore në verilindje në lartësinë mbi 700 metra dhe në juglindje në lartësinë mbi 800 metra në orët e pasdites dhe të mbrëmjes parashihen reshje bore me intensitet të ulët.
Termometri të enjten pritet të shënojë temperatura prej 13 deri në 17 °C.
/Motilokal.com
