Parashikimi i motit në Kosovë: Ja si pritet të mbajë dita e enjte

Parashikimi i motit në Kosovë: Ja si pritet të mbajë dita e enjte

Gjatë ditës së enjte dhe të premte mbi Ballkan dhe pjesë të Evropës pritet depërtimi i masave të lagështa ajrore ciklonike nga Atlantiku.

Ky ciklon do të shtrihet edhe në Kosovë, ku priten reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Reshje bore priten në zonat malore, ndërsa mund të ketë edhe në zonat e urbane.

Reshjet intensive të shiut shpeshherë mund të shkaktojnë vërshime të shpejta, andaj u apelojmë të keni kujdes dhe të merrni masa për t’u mbrojtur nga çdo e papritur nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike.

Të enjten termometri pritet të shënojë temperatura prej 6 deri në 9 °C.

/Motilokal.com