Një familje që udhëtonte me makinë gjatë pushimeve në Sri Lanka përjetoi një shqetësim gjatë udhëtimit të tyre.
Një pamje e publikuar në rrjetet sociale tregon se si një elefant del nga bimësia në rrugë, i afrohet një veture, duke thyer dritaren dhe më pas tërheq bagazhin e saj në kërkim të ushqimit. Kafsha e madhe, e cila jeton në Parkun Kombëtar Yala, nuk i kushtoi vëmendje shoferit, Kasuna Basnayake dhe familjes së tij.
"Ai filloi të nuhasë rreth këmbëve tona duke kërkuar ushqim dhe shoferi na tha t'i jepnim ndonjë gjë. Kështu që i dhamë pjesën tjetër të sanduiçit që po hante djali im. Më tha gjithashtu të hidhja diçka tjetër nga dritarja. E bëra këtë, pas së cilës arritëm të arratiseshim. Ai sanduiç dhe patate të skuqura ndoshta na shpëtuan jetën”, tha Kasun për BBC.
Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.
/Motilokal.co,m
