Moti do të ketë ndryshim të ndjeshëm nga dita e premte dhe fundjavës në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, për shkak të masave ajrore të ftohta që futen në rajonin tonë nga verilindja e Evropës.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme sidomos gjatë fundjavës. Ngrica do të ketë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Të premten priten reshje bore në zonat malore, por edhe në zonat më të ulëta urbane. Ndërsa të shtunën parashihen reshje bore në zonat malore.
Për më shumë vizitoni faqen online te Motilokal.com, për të parë se si do të lëvizin temperaturat.
/Motilokal.com
