Parashikimi i motit në Kosovë: Ja si pritet të mbajë të premten dhe fundjavë

Parashikimi i motit në Kosovë: Ja si pritet të mbajë të premten dhe fundjavë

Moti të premten në Kosovë do të jetë ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë pasdites priten reshje lokale shiu të përziera me borë, që më pas do të jenë në formën e borës, duke përfshirë edhe viset malore. Gjatë ditës së premte do të ketë erëra të forta dhe të ftohta.

Të shtunën parashihet mot i ftohtë, pjesërisht me vranësira dhe reshje bore kryesisht në mëngjes. Në viset malore priten reshje bore.

E diela parashihet të mbajë mot të ftohtë dhe me diell.

/Motilokal.com