Moti të premten në Maqedoni do të mbajë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, kurse në viset malore dhe në vendet më të larta me borë. Herë pas here reshjet do të jenë më të bollshme, në male dhe në vendet më të larta do të formohet mbulesë e re bore dhe do të ketë rënie të temperaturave.
Dita e shtunë do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme kryesisht bore, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta lokale do të ketë kushte për shfaqje të ngricave. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 km/h.
E diela pritet të mbajë ftohtë në mëngjes, me paraqitje të mjegullës në lugina. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare.

/Motilokal.com
