Një skiator shmangu përplasjen me një ari në një resort të skive në Kaliforni

Një skiator shmangu përplasjen me një ari në një resort të skive në Kaliforni

Një skiator pati një përvojë të pakëndshme gjatë skive në Kaliforni, ku pati një takim të afërt me një arush.

Bëhet fjalë për skiatorin Tao Feng, i cili po shijonte skitë në shpatet e liqenit Tahoe në Kaliforni dhe më pas i është shfaqur një ari duke vrapuar nëpër shtegun e skive.

Edhe pse disa skiatorë po zbrisnin shtegun në atë moment, për fat asnjëri prej tyre nuk u përplas me ariun dhe Feng gjithashtu e shmangu atë. Kafsha vrapoi shumë pranë tij.

Feng e kapi takimin e afërt në kamera dhe tha se pa ariun të bashkohej me nënën e tij në anën tjetër të shtegut.


/Motilokal.com