Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet mesatar në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Korçë-Dardhë.
Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH thekson se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.
/Motilokal.com
