Zbardhen nga bora fshatrat e Korçës

Zbardhen nga bora fshatrat e Korçës

Në qarkun e Korçës janë rikthyer sërish reshjet e dëborës. Në orët e para të mëngjesit, në zonat e thella malore të juglindjes ka patur reshje bore.

Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet mesatar.

Në rrugët nacionale nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Në akset turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës tarshesia e borës shkon deri në 5 cm, por rruga është e hapur dhe përshkohet pa vështirësi.

/Motilokal.com