Reshje bore në juglindje të Shqipërisë/ Kjo është gjendja e rrugëve

Reshje bore në juglindje të Shqipërisë/ Kjo është gjendja e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë po vazhdojnë reshjet e borës me intensitet mesatar pa sjellë probleme në qarkullim.

Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren duke punuar pa ndërprerje.

ARRSH thekson se rrugët janë të hapura për qarkullimin e mjeteve

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e më sipërme, që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com