Parashikimi i motit në Gjermani: Ja si pritet të mbajë në fundjavë

Parashikimi i motit në Gjermani: Ja si pritet të mbajë në fundjavë

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira të shoqëruara me reshje lokale shiu dhe borë.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë i ftohtë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje të dobëta shiu, të shoqëruara me erëra. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri në 6 °C. E diela parashihet me mot të ftohtë, me vranësira e reshje të dobëta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 7 deri në 8 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet i ftohtë, me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 5 °C. E diela pritet të jetë pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 6 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë me mjegull në mëngjes, ndërsa gjatë ditës me vranësira dhe diell. Temperatura do të luhaten nga 0 deri në 3 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 2 deri në 4 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell, ndërsa në mbrëmje me shi. Temperaturat do të luhatën nga 3 deri në 4 °C. Dita e diel do të mbajë mot me reshje lokale shiu. Temperatura do të lëvizin prej 6 deri në 7 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë ftohtë, me vranësira dhe diell, të shoqëruara me erëra mesatarisht të forta. Temperaturat do të lëvizin prej 6 deri në 7 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 8 deri në 9 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 0 deri në 6 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i ftohtë e kryesisht me kthjellime. Temperaturat do të sillen nga -1 deri në 5 °C.

/Motilokal.com