Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë. Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C.
Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje.

ARRSH thekson se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Tutje ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

/Motilokal.com
