Bora shkakton probleme në një fshat të Dragashit

Bora shkakton probleme në një fshat të Dragashit

Ashtu siç kemi parashikuar dhe paralajmëruar se në disa pjesë të Kosovës do të ketë reshje bore dhe erëra të forta dhe ashtu janë regjistruar.

Reshjet e dendura të borës të shoqëruara me erë ka patur në fshatrat e Komunës së Dragashit, duke shkaktuar probleme edhe në shtyllat elektrike.

Në fshatin Zgatar të kësaj komune shihet që dy shtylla janë rrëzuar pothuajse plotësisht në tokë.

Kryetari i kësaj Komune, Behgjet Xheladini, ka kërkuar intervenim urgjent nga KEDS-i për t’i ndërruar ato shtylla.

“KEDS-I urgjentisht të bëjë ndërrimin e shtyllave në fshatin Zgatar-Dragash”, ka shkruar Xheladini.

/Motilokal.com