Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ka treguar se po vijon puna për pastrimin e rrugëve nga bora në Njësitë Voskopojë, Vithkuq dhe Lekas.

Ai ka thënë se situata është e normalizuar, nuk paraqitet asnjë problematikë dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Sipas tij punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve janë në terren për kriposjen e segmenteve që janë me risk për ngrica.
/Motilokal.com
