Ky është mjalti më i shtrenjtë dhe më i rrallë në botë, çmimi marramendës

Ky është mjalti më i shtrenjtë dhe më i rrallë në botë, çmimi marramendës

Prodhohet vetëm në një ishull të largët të Zelandës së Re, mund të transportohet vetëm me helikopter dhe një kavanoz i vogël që mban vetëm 230 gramë prej tij, kushton rreth 2000 euro.

Po flasim për mjaltin më të rrallë në botë, që prodhohet nga bima manuka.

Ky mjaltë konsiderohet si elikziri i shëndetit dhe mund të konsumohet si çdo mjaltë tjetër: duke lyer bukën ose duke e hedhur në çaj.

Por cilat janë përfitimet mjekësore të këtij mjalti?

Në kuptimin e mjaltit që përdoret si ilaç, ‘mjalti i klasifikuar mjekësor’ është i licencuar në mbarë botën për trajtimin e plagëve të lehta dhe probleme të lëkurës. Ka pasur shumë studime dhe publikime që kanë treguar se mjalti në përgjithësi, dhe në veçanti mjalti Manuka, shërojnë me sukses infeksionet që janë rezistente ndaj antibiotikut.

Shumë persona e blejnë këtë lloj mjalti për të shëruar dhimbjet e fytit, problemet me apetit, madje dhe alergjitë.

Shtatë përfitimet nga mjalti manuka janë:

  • Mund të përdorët për shërimin e plagëve dhe djegieve.
  • Përmirëson shëndetin e gojës, mishrat e dhëmbëve etj.
  • Zbut dhimbjet e fytit.
  • Ndihmon në parandalimin e ulcerës se stomakut.
  • Ndihmon në përmirësimin e tretjes së ushqimit.
  • Trajton simptomat e fibrozës cistike (një çrregullim i trashëguar që dëmton mushkëritë dhe mund të ndikojë në sistemin e tretjes dhe organeve të tjera).
  • Përdorët për trajtimin e akneve dhe baktereve në lëkurë.

Ky mjaltë përmban methylglioksil nga 30 deri në 550 mg për kg, i cili ka veti anti-bakteriale. Në mjaltin e zakonshëm ky numër varion nga 0-2 mg për kg.

Nuk ka mjaft evidenca se përbërësi unik i Manukas methylglyoxal-i, i mbijeton ambientit të trupit. Ka pak evidenca se problemet me fytin shërohen vetëm me mjaltë, apo se alergjitë mund të trajtohen me këtë preparat të shijshëm të natyrës.

/Motilokal.com