Në këtë fillim jave, pritet që Shqipëria të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të ftohta, për shkak të masave ajrore me origjinë nga veriu.
Moti të hënën do të shfaqet me kthjellime, diell dhe vranësira kalimtare.
Të martën, pritet të ketë një mot kryesisht me kthjellime e diell, ndërsa gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të ketë prezencë të ngricave.
E mërkura parashikohet të jetë e ngjashme, me mot të kthjellët, diell dhe vranësira kalimtare.

/Motilokal.com
