Java në Kosovë pritet të fillojë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të ftohta, për shkak të masave ajrore me origjinë nga veriu.
Moti të hënën parashihet në mëngjes dhe mbrëmje ftohtë e me ngrica, ndërsa gjatë ditës me kthjellime e diell.
Dita e martë do të mbajë në mëngjes me ngrica e prezencë të mjegullës kryesisht në ultësira, ndërkaq gjatë ditës me diell dhe me butë.
E mërkura parashikohet të jetë kryesisht me diell dhe prezencë të mjegullës në ultësira.

/Motilokal.com
