Shqipëria ka regjistruar më pozitiv ndonjëherë sa i përket numrit të turistëve, ku nga janari deri në nëntor të vitit 2023, numërohen 9.54 milionë vizitorë të huaj.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se dhjetori vazhdon të sjellë ende flukse mysafirësh nga të gjitha vendet e botës, që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër.
Rama theksoi se përveç vizitorëve besnikë nga Kosova që zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë.
“Bilanci më pozitiv i shënuar ndonjëherë sa i përket numrit të turistëve, ku deri në nëntor të vitit 2023, numërojmë 9.54 milionë vizitorë të huaj, ndërsa dhjetori vazhdon të sjellë ende flukse mysafirësh nga të gjitha vendet e botës, që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër”, ka shkruar Rama.
Tutje ai ka thënë se përveç vizitorëve besnikë nga Kosova që zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë, Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania me rritje rekord, e po ashtu Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë që vijnë nga Turqia, Kina, e vendet nordik.
/Motilokal.com
