Mrekulli: Tornado vdekjeprurëse merr foshnjën dhe e hedh mbi pemë, nëna e gjen pa asnjë lëndim

Mrekulli: Tornado vdekjeprurëse merr foshnjën dhe e hedh mbi pemë, nëna e gjen pa asnjë lëndim

Pas tornados në Tenesi, një foshnjë katërmuajshe është gjetur e gjallë në një pemë.

Prindërit e saj kanë bërë të ditur shiu i rrëmbyeshëm kishte dëmtuar shtëpinë e tyre, duke e marrë kështu edhe foshnjën.

Foshnja, vëllai i tij njëvjeçar dhe prindërit pësuan vetëm disa lëndime dhe mavijosje të vogla, shkruan BBC.

Derisa tornado u afrua, nëna e dy fëmijëve, 22-vjeçarja, Sydney Moore, tha se çatia e shtëpisë së tyre lëvizëse ishte dëmtuar.

“Filloi tornado dhe mori koshin me foshnjën time në të. Diçka në mua më tha të vrapoja dhe të hidhesha mbi fëmijën tim, por momentin që u hodha mbi të, muret u shembën, unë po shtypsha, nuk mund të merrja frymë”, është shprehur ajo.

Duke kujtuar se çfarë ndodhi saktësisht atë mbrëmje, Moore tha se i dashuri i saj mundi të shihte tornadon që shkatërronte shtëpinë e tyre.

“Çatia u hoq e para, maja e tornados zbriti dhe mori karrocën me foshnjën tonë”, tha ajo. “Ajo ishte gjëja e parë që u ngrit në ajër.

Moore tha se i dashuri i saj u përpoq të shpëtonte foshnjën dhe përfundoi duke u hedhur nga shtëpia së bashku me foshnjën, e cila ishte në gjumë në atë kohë.

Pavarësisht rrethanave, Moore tha se ajo dhe familja e saj ishin në gjendje të shpëtonin nga rrënojat dhe të kërkonin fëmijën e tyre, duke pasur frikë nga më e keqja.

Pas rreth 10 minutash kërkimi, Moore tha se ajo dhe i dashuri i saj e gjetën foshnjën të gjallë në një pemë.

“Mendova se ai kishte vdekur”, tha ajo. “Isha shumë e sigurt se ai kishte vdekur dhe ne nuk do ta gjenim. Por ja që ishte gjallë dhe kjo është falë Zotit”, rrëfeu nëna e re.

“Unë do të vdisja për fëmijët e mi. Kjo nuk diskutohe, dhe i dashuri im do të bënte të njëjtën gjë”, shtoi Moore.

Moore dhe familja e saj mbetën me pak ose aspak sende personale pas incidentit tragjik, por komuniteti thuhet se është mbledhur për t’i mbështetur.

/Motilokal.com