Pesë ushqime që do t'ju ndihmojnë të reduktoni efektet e dëmshme të ajrit të ndotur

Pesë ushqime që do t'ju ndihmojnë të reduktoni efektet e dëmshme të ajrit të ndotur

Ajri që thithim ka arritur nivele të rrezikshme ndotjeje. Ekspertët këshillojnë njerëzit që të përmbahen nga çdo formë e aktivitetit të shpejtë fizik edhe në ambiente të mbyllura.

Ju duhet t'i përfshini këto ushqime në dietën tuaj për të reduktuar efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit në shëndetin tuaj. Edhe personat pa probleme me frymëmarrjen janë në rrezik.

Sipas nutricionistit dr. Rupali Datta, mushkëritë janë mekanizmi i parë i prekur nga smogu dhe vitamina më e fuqishme për të luftuar gjendjet shëndetësore të mushkërive është vitamina C. Ushqimet si spinaqi, avokado, domatet dhe perimet me gjethe të gjelbra janë burime efektive të vitaminës C.

Gjithashtu, në luftën kundër efekteve të dëmshme të ajrit të ndotur në trup, do t'ju ndihmojnë ushqimet e mëposhtme:

Shafran i Indisë

Shafrani i Indisë është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe merita i takon kurkuminës, një përbërës që gjendet në të. Ndihmon në mbrojtjen e mushkërive nga efektet toksike të ndotësve. Konsumoni një përzierje të shafranit të Indisë dhe ghee (një lloj gjalpi i kulluar nga India) për të lehtësuar kollën dhe acarimin e mushkërive të shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Fara liri

Farat e lirit janë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe fitoestrogjene. Acidet yndyrore omega-3 mbrojnë sistemin tuaj kardiovaskular dhe ndihmojnë në reduktimin e efekteve të smogut, ndërsa fitoestrogjenet kanë veti antioksiduese që ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës dhe reaksioneve të tjera alergjike në mushkëri. Ushqime të tjera me një sasi më të madhe të acideve yndyrore omega-3 janë arrat, vezët, peshku dhe soja.

Spinaqi

Spinaqi përmban beta karoten, zeaksantinë, luteinë dhe klorofil, të cilat janë përgjegjëse për forcimin e sistemit tuaj imunitar.

"Ngjyra e gjelbër e spinaqit është për shkak të klorofilit, i cili është një antioksidant i fortë me veti anti-mutagjenike. Është zbuluar se ka veti të forta kundër kancerit, veçanërisht për mushkëritë. Jo vetëm kaq, spinaqi është i pasur me magnez, i cili siguron imunitetin shumë të nevojshëm për të luftuar kundër smogut. Ato lehtësojnë mushkëritë dhe largojnë tendosjen e shkaktuar nga smogu. Përveç kësaj ndihmojnë në artikulimin e ajrit në mushkëri.

Brokoli

Shumë ekspertë shëndetësorë dhe nutricionistë këshillojnë të shtoni brokoli në dietën tuaj të përditshme për të luftuar efektet e dëmshme të ndotësve.

Sipas një studimi të kryer nga Bloomberg School of Public Health në Universitetin Johns Hopkins, njerëzit që hanin brokoli eliminuan toksinat që lidhen me ndotjen e ajrit. Kjo është për shkak se brokoli përbëhet nga sulforafani, një përbërës kundër kancerit. Ndihmon në nxjerrjen e niveleve më të larta të një kancerogjeni të njohur si benzen përmes zorrëve tona.

Për më tepër, sasitë e pasura të vitaminës C që gjenden në brokoli gjithashtu ndihmojnë në forcimin e imunitetit tonë.

Domatja

Domatet janë të pasura me beta-karoten, vitaminë C dhe likopen, antioksidantë që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes, duke reduktuar më tej shanset për të shkaktuar astmë dhe probleme të tjera të frymëmarrjes.

Likopeni besohet të jetë një përbërës që është përgjegjës për ruajtjen e shëndetit, përveç kësaj, ai mban në ekuilibër nivelin e radikalëve të lirë, duke mbrojtur trupin nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe kushte të tjera shëndetësore. Beta-karoteni në domate dihet se ngadalëson plakjen e mushkërive. Sipas një studimi të botuar në European Respiratory Journal, të rriturit që hanin më shumë se dy domate në ditë kishin një shkallë më të ngadaltë të rënies natyrale të funksionit të mushkërive.

/Motilokal.com