Një raport nga agjencia shtetërore amerikane e klimës NOAA tregoi se Arktiku këtë vit regjistroi verën më të ngrohtë në historinë e regjistrimeve.
Rajoni rreth Polit të Veriut kishte temperaturat më të larta të verës, njoftuan shkencëtarët e NOAA në raportin e tyre vjetor, duke paralajmëruar se kjo ishte një shenjë e "ndryshimit të përshpejtuar të klimës".
Pika më e lartë e shtresës së akullit të Grenlandës është shkrirë për të pestën herë në 34 vitet e fundit të mbledhjes së të dhënave dhe sipërfaqja e akullit ka vazhduar të tkurret.
Duke parë nivelin e gjithë vitit, viti 2023 ishte viti i gjashtë më i ngrohtë që nga mbajtja e matjeve, shkruan agjencia dpa.
Hulumtimi, i publikuar në këtë formë për herë të 18-të, u përgatit nga 82 shkencëtarë nga 13 vende.
/Motilokal.com
