Reshje bore në Shqipëri, kjo është gjendja e rrugëve

Reshje bore në Shqipëri, kjo është gjendja e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në akset Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Bogë-Theth gjatë ditës së sotme ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e trupit të rrugës nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat gjatë natës.

“Qarkullimi kryhet pa probleme”, bën të ditur ARRSH.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com