Depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Anticikoni i Azoreve si dhe masat e ngrohta jugore do të ndikojnë në situatën meteorologjike që do të përjetojmë gjatë ditëve të ardhshme në Shqipëri.
Ditën e shtunë moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të pasohen me reshje shiu, vende-vende në formë e shtrëngatave. Në mëngjes dhe mbrëmje në zonat e ulëta dhe të larta malore pritet prezencë e mjegullës.
Termometri të shtunë pritet të shënojë temperatura prej 8 deri në 14 °C.
/Motilokal.com