Java në Kosovë pritet të fillojë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti të hënën parashihet i kthjellë e diell dhe ngrohtë në mesditë.
Dita e martë do të mbajë më ngrohtë, kthjellët dhe diell. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.
E mërkura parashikohet të jetë pjesërisht me vranësira e intervale me diell.

/Motilokal.com
