Moti në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.
Ditën e martë parashikohet mot i qëndrueshëm, me kthjellime dhe diell. Në mëngjes dhe mbrëmje në zonat e ulëta dhe të larta malore mundësi për prezencë te mjegullës. Në Brezovicë dhe Brod ku janë qendrat e skive do të mbajë mot me diell dhe kohë ideale për ski, sipas njoftimeve teleferikët do të punojnë.
Termometri të martën pritet të shënojë temperatura prej 4 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
