IKSHPK apelon: Qëndroni në shtëpi, ajri është i ndotur

IKSHPK apelon: Qëndroni në shtëpi, ajri është i ndotur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët të cilët kanë sëmundje kronike dhe janë të ndjeshëm, që të qëndroni në shtëpi, pasi që ajri sot nuk është i shëndetshëm.

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Disa rekomandime nga IKSHPK:

  • Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe në mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat.
  • Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit, që të zvogëlohen emetimet.
  • Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave kur ndotja është e lartë.
  • Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht të ndalohet pirja e duhanit brenda hapësirave të mbyllura.
  • Të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat.
  • Të mos digjet vaj i përdorur goma plastike, mbeturina, thëngjill, drunj të lagësht për ngrohje.
  • Personat që duhet të dalin në aktivitetet e tyre, të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
  • Të bëhet izolimi termik (për aq sa është e mundur) i shtëpive në zonat urbane.

/Motilokal.com

Foto: Visar Loku