Gjermania regjistron rekord të temperaturave deri në 42.6 °C

Gjermania regjistron rekord të temperaturave deri në 42.6 °C

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore po përballet me rekord të temperaturave të larta, teksa vala e dytë e të nxehtit ka nisur këtë javë.

Gjermania dje theu dy herë rekordin e nxehtësisë në historinë e saj, ku termometri ka regjistruar 42.6 °C në perëndim të vendit, njoftoi shërbimi meteorologjik kombëtar (DWD).

Temperaturat më të larta u regjistruan në Lingen, në Saksoninë e Ulët duke thyer rekordin prej 40.5 °C që ishte regjistruar vetëm një ditë më parë në Geilenkirchen, që ndodhet gjithashtu në perëndim të vendit, thekson DWD. /Motilokal.com/