Instituti i Shëndetit Publik apel qytetarëve: Mos luani me mjete piroteknike
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) përmes një apeli në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që në prag të ndërrimit të moteve të mos luajnë me mjete piroteknike.
“Statistikat flasin për shumë persona të lënduar rëndë e lehtë në çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se lëndimet nuk riparohen. Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve, ndihmoni të varfëritë nëse keni tepër të holla për të ble mjete piroteknike.
/Motilokal.com
