Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte në Kosovë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte në Kosovë

Moti në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.

Ditën e enjte parashikohet mot i qëndrueshëm, me kthjellime dhe diell. Në qendrat e skive në Brezovicë dhe Brod do të mbajë mot me diell dhe kohë ideale për ski, sipas njoftimeve teleferikët do të punojnë.

Termometri të enjten pritet të shënojë temperatura prej 3 deri në 11 °C.

/Motilokal.com