Lajm i mirë: Me liberalizimin e vizave hapet edhe korridor ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Lajm i mirë: Me liberalizimin e vizave hapet edhe korridor ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se nga sonte hapet zyrtarisht korridori ajror me Republikën e Shqipërisë.

“Sapo u hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë. Fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta. Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka shkruar Aliu.


/Motilokal.com