Në këtë periudhë të vitit ekzistojnë viruse të ndryshme, duke përfshirë edhe adenoviruset, të cilët janë veçanërisht të papërshtatshëm sepse zakonisht shoqërohen me temperaturë të lartë. Imuniteti si mburojë kundër viruseve nuk ndërtohet brenda natës, por është e qartë se duhet ta forcojmë, sidomos tani. E mira është se ka ushqime që “rrisin” sistemin imunitar.
Agrumet
Vitamina C ndihmon në ndërtimin e sistemit imunitar dhe rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë çelësi për të luftuar infeksionet. Shumica e agrumeve kanë shumë nga kjo vitaminë dhe zgjedhja është me të vërtetë shumëngjyrëshe: grejpfrut, portokall, mandarina, limon...
Trupi ka nevojë për mjaftueshëm vitaminë C çdo ditë për të qëndruar i shëndetshëm, dhe doza e rekomanduar ditore për gratë është 75 mg dhe 90 mg për burrat. Nëse vendosni të merrni suplemente, kufiri i sipërm është 2000 mg në ditë.
Piperi i kuq i freskët
Piperi i kuq është në krye të listës së ushqimeve që janë më të pasurat me vitaminë C. Për shembull, kjo perime ka tre herë më shumë vitaminë C se portokalli. Specat e kuq janë gjithashtu një burim i pasur i beta-karotenit, të cilin trupi e shndërron në vitaminë A, e cila është e shkëlqyer për shëndetin e lëkurës dhe syve.
Brokoli
Mund të mos jetë afër ushqimeve tuaja të preferuara, por brokoli është i mbushur me vitamina dhe minerale, veçanërisht vitamina A, C dhe E, si dhe me fibra dhe antioksidantë.
Është një nga perimet më të shëndetshme që mund të vendosni në pjatën tuaj.
Për të përfituar sa më mirë, hajeni të gjallë ose të gatuar shumë lehtë.
Hudhra
Hudhra i jep një shije të veçantë ushqimit, por vetitë e saj medicinale njihen prej kohësh, sidomos në luftën kundër infeksioneve.
Hulumtimet tregojnë se përbërësi allicin ka shumë të ngjarë që është përgjegjës për vetitë e hudhrës për të forcuar imunitetin.
Xhenxhefil
Xhenxhefili është një tjetër ushqim i shkëlqyer si mburojë kundër viruseve. Mund të reduktojë inflamacionin, të ndihmojë me të përzierat, të lehtësojë dhimbjet kronike dhe madje të ndihmojë me kolesterolin e ngritur.
Spinaqi
Spinaqi është i pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe beta-karoten, të cilat së bashku mbrojnë trupin nga infeksionet. Ashtu si brokoli, spinaqi është më i shëndetshëm kur gatuhet sa më pak që të jetë e mundur për të ruajtur lëndët ushqyese.
Kos
Kosi me kultura të gjalla dhe aktive stimulon sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e sëmundjeve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse jogurti rregullon florën e zorrëve, dhe zorrët e shëndetshme janë çelësi i imunitetit tonë.
Në të gjitha këto, është e rëndësishme të shmangni jogurtin me aromatizues dhe sheqer, por nëse ju pëlqen kosi me fruta, bëjeni vetë atij të zakonshëm shtoni fruta të grira dhe pak mjaltë dhe sipas dëshirës arra.
Bajame
Duke folur për arrat, ato janë gjithashtu të shkëlqyera në parandalimin dhe luftimin e ftohjes. Vitamina E e tretshme në yndyrë është shumë e rëndësishme në çdo gjë, që do të thotë se ajo ka nevojë për yndyrë që të përthithet siç duhet në trup. Arrat, të tilla si bajamet, janë të mbushura me vitamina dhe yndyra të shëndetshme. Të rriturit kanë nevojë vetëm për rreth 15 mg vitaminë E çdo ditë, dhe gjysmë filxhani bajame ka 100 për qind të asaj sasie të rekomanduar ditore.
Fara luledielli
Farat e lulediellit janë plot me lëndë ushqyese, duke përfshirë fosforin, magnezin dhe vitaminat B6 dhe E. Farat e lulediellit janë gjithashtu të pasura me selen, për të cilin disa studime thonë se është shumë i rëndësishëm në luftimin e infeksioneve virale.
Shafran i Indisë
Shafrani i Indisë është një erëz e njohur ushqimore, por prej vitesh është përdorur edhe si një agjent anti-inflamator në trajtimin e osteoartritit dhe forcimin e imunitetit, falë përbërësit kryesor të tij kurkumin.
Supë pule
Supa e ngrohtë e pulës mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit, i cili mund të përmirësojë simptomat e ftohjes. Mishi i shpendëve është i pasur me vitaminë B6, e cila është një faktor i rëndësishëm në shumë reaksione kimike në trup. Është gjithashtu jetike për formimin e qelizave të kuqe të gjakut të reja dhe të shëndetshme.
Supa e kockave të pulës përmban xhelatinë dhe lëndë ushqyese të tjera të dobishme për shëndetin dhe imunitetin e zorrëve.
/Motilokal.com
